Greqia është në alarm për shkak se rrezikohet nga një ciklon.
Sipas shërbimi meteorologjik në Greqi, më datë 1 tetor, pjesa perëndimore e vendit do të preket nga një ciklon i fuqishëm.
Zonat që do të përballen me dukuritë e tilla janë ato të Peloponezit, Evia dhe Kreta, kryesisht gjatë fundjavës.
Sistemi tropikal do të vazhdojë të ndikojë në territorin grek dhe të hënën e javës që vjen do të përforcohet me stuhi të forta shiu, breshëri dhe erëra.
Meteo.gr njofton se në mëngjesin e së hënës pritet të godasë cikloni mesdhetar.
Përsa i përket, Shqipërisë, meteorologia Tanja Porja deklaroi se Shqipërinë nuk e prek ky rrezik dhe fatmirësisht do të do të shpëtojë nga kjo masë ajrore.












