Teksa Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, shpërndan dhe video live gjatë takimeve të tij, të shumta janë dhe komentet që qytetarët i dërgojnë në moment, ku vazhdimisht replikojnë për problematikat që i shqetësojnë.
Një koment i tillë, nuk i ka shpëtuar ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e ka bërë publike në rrjetin e tij social facebook.
Një zonjë i është drejtuar Edi Ramës, ndërkohë që kryeministri flet për turizmin gjatë këtij viti në Facebook. Ajo denoncon një rast të dhënies së ryshfeteve në administratë.
Postimi i Berishës
“Një përshendetje live për Kallam Dështakun! “
“Përshendetje komandat! Ti flet bukur, ndërsa drejtori ZA Has sapo i mori shoqes sime 500 euro për punë”.












