Mbrëmjen e djeshme në Londër u mbajt ceremonia për dhënien e çmimeve të FIFA.
Ashtu siç e do zakoni, dhe trajneri dhe kapiteni i Kombëtares, pjesëmarrës në event, duhet të votonin gjithashtu për këto çmime ”The Best” të FIFA-s.
Mësohet se Christian Panucci i ka dhlënë 5 pikë fituesit të këtij çmimi, kroatit Luka Modric, 3 pikë Cristiano Ronaldos dhe vetëm 1 pikë Eden Hazardit.
Si kapiten ka votuar Etrit Berisha, portieri i Atalantës, duke i dhënë 5 pikë Lionel Messit, 3 pikë sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah dhe vetëm 1 pikë Lionel Messit.
Ndërsa si trajnerin më të mirë Panucci ka vlerësuar kroatin Zlatko Dalic me 5 pikë, Didier Deshamp në vendin e dytë me 3 pikë dhe Zinedine Zidane me vetëm një pikë.
Ndërsa, Berisha, këtë herë në rolin e kapitenit, ka zgjedhur të vlerësojë me 5 pikë trajnerin Jurgen Klop, me 3 pikë Pep Guardiolën, dhe me vetëm 1 pikë Didier Deshamp.












