Demi Lovato dukej e qetë dhe e lumtur këtë të diel .. gati 2 muaj pasi doli nga spitali. Këngëtarja është parë në mëngjesin e së dielës në afërsi të institucionit të rehabilitimit.
Ajo po bisedonte me një grua dhe me kafe në dorë e veshur me një kapele dhe me të zeza.
Nga paraqitjet e jashtme … Demi duket më mirë. Shëtitja në mëngjes vjen pas plot 2 muajsh që prej ditës kur ajo kaloi në mbidozë.
Demi kaloi në gjendje koma pas overdozës më 24 korrik në shtëpinë e saj në Hollywood Hills, ku tregtari i saj i drogës e furnizoi atë me “pilula” që mesa duket ishin të mbushur me fentanil.












