Një konflikt brenda dy familjeve në Korçë ka degjeneruar në dhunë fizike, aq sa është dashur ndërhyrja e policisë për të shpëtuar një grua dhe dy fëmijët e saj nga duart e kunatit dhe nipit të tij.
Policia njoftoi se ka arrestuar Arben Gjatën, 46 vjeç si edhe ka bërë shpalljen në kërkim të shtetasit E.Gj, 27 vjeç, nipi i tij, të dy banues në Korçë.
Më datë 23.12.2016, xhaxhai me nipin, pas një konflikti të çastit, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tre familjarëve të tyre e konkretisht, ndaj nuses së vëllait të Arben Gjatës dhe dy djemve të saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.












