Një zjarr i madh ka rënë në Gjirokastër.
Mësohet se zjarri ka mbërthyer zonën e Kërcullës në Gjirokastër, ku ka djegur mbi 5 hektarë kullota dhe 3 hektarë pyje.
Nga informaciont e para bëhet me dije se zjarrëfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Për shkak të terrenit të thyer, zjarrfikëset e kanë të pamundur shuarjen e flakëve me ujë, dhe për pasojë po punojnë për fikjen e zjarrit me mjete rrethanore.












