Është zbardhur letra e Partisë Demokratike dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në letër, PD i kërkon mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, ditën e premte.
Letra është dërguar në emër të PD nga kryetari i Grupit, Edmond Spaho, ku kërkohet që mbledhja të mbahet për vettingun e politikanëve.
Kujtojmë se vettingu i politikanëve është një nismë e PD, me anë të së cilës kërkohet që të gjithë politikanë, zyrtarë duke përfshirë edhe kryeministrin, t’i nënshtrohen kësaj nisme për të eleminuar krimin nga politika.












