Në qytetin e Shkodrës vazhdojnë të regjistrohen ngjarje të cilat mbeten pa autor në shumicën e tyre. Dhe për ngjarjen e fundit, policia nuk ka asnjë autor të dyshuar.
Bëhet fjalë për një zjarrëvënie. Mëngjesin e sotëm,një automjet është përfshirë nga flakët.
Mësohet se mjeti tip Ford me targa AA 368 RA është në pronësi të shtetases më iniciale A L.
Mjeti ishte i parkuar pranë banesës në rrugën “Qemal Draçini”.
Burime nga vendi i ngjarjes thonë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Kjo sepse njeti më parë është spërkatur me lendë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.
Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së dyqaneve apo objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.











