Autori i plagosjes së 3-fishtë në familjen Kocaqi, Marjan Levanti ka tentuar ti japë fund jetës në qelinë e paraburgimit ku ndodhet i izoluar pas arrestimit.
Burime nga policia thanë se Levanti kishte prerë në rripa batanijen me të cilën mbulohej dhe e kishte lidhur në dritare. Ai ka tentuar që ti japë fund jetës, por është shpëtuar nga policët.
Levanti është dërguar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.











