Janë bërë publike emrat e 6 shqiptarëve të përfshirë në trafikun e kokainës në Itali.
Bëhet fjalë për bandën e trafikut të drogës, e cila u kap nga policia italiane nga ku u arrestuan 11 persona, mes të cilëve dhe shqiptarët.
Mediat italiane kanë zbuluar emrat të 11 të arrestuarve pas operacionit anti drogë në Galipolli.
Emrat e 6 shqiptarëve jtë arrestuat janë: Sajmir Sjedini, 27 vjeç, Klodian Shehaj, 36, Danel Gjoci, 20, Roxhers Nebiu, 27, Enri Shenaj, 25, Rrapush Tafa.
I arrestuar është dhe një anëtar i mafias siciliane Sacra Corona Unita. Kujtojmë se banda vepronte kryesisht në Gallipoli ku trafikonte sasi të mëdha kokaine.











