Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, bën me dije se në Qarkun e Gjirokastrës janë mbyllur disa shkolla.
Më poshtë keni gjithë situatën reale të përshkruar me detaje:
Në Qarkun e Gjirokastrës sot fillon mësimi me 18 shkolla më pak!
Tragjike kjo!
Nga këto 9 janë mbyllur në Tepelenë, 6 Përmet e 3 në Gjirokastër.
Mbyllja e shkollave me largimin e tyre nga vend banimi i nxënësit, është një nga faktorët që thellon mosfrekuentimin e rregullt, braktisjen, mosmbarëvajtjen mësimore nga nxënësit.
Kjo veçanërisht manifestohet në një realitet ku infrastruktura mungon apo është larg standarteve, transporti është ai që dihet, kostot e tij janë të larta për ekonomitë e varfëra të banorëve.
Në këto kushte kur nuk është parashikuar as edhe një mbulesë financiare për transportin, ushqimin e nxënësve larg shtëpive, ndonjë organizim i përshtatshëm publik për këto etj, nxënësi dhe mësimi largohen së tepërmi prej njëri tjetrit, me pasoja të thella negative.
Po të shtoj këtu edhe uljen e numrit të nxënësve nga eksodet masive të popullsisë, si pasojë e gjëndjes së mjeruar të familjeve në fshatrat e këtij Qarku, tabloja bëhet tragjike, por e përputheshme me këtë realitet të “epokës Rilindase”.
Kjo është e vërteta me të cilën po përballen fëmijë, nxënës, të rritur, familje….












