Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe fluturimin e parë të avionit të kompanisë shqiptare ‘Air Albania’.
Kryemadhi në një postim në rrjetet sociale ka publikuar dhe një foto ku zbulohet imitimi i Ramës dhe kopjimi nga modelet e huaja.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi konktretisht ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për vendosjen e emrave të poetëve në avionat “Air Albania”.
Ajo ka postuar në rrjetin e saj social disa foto nga një kompani norvegjeze, “Norwegian Air Shuttle” e cila sipas saj kjo kompani ka sjellë këtë risi për vendosjen e emrave të avionëve në respekt të heronjve dhe shkrimtarëve të Norvegjisë.













