Ariel dhe Mario Dedivanoviç janë dy prej make-up artistëve personalë të Kim Kardashian, ku ky i fundit dhe me origjinë shqiptare.
Të dy e kanë vizituar herë pas here Shqipërinë, sidomos me eventet që organizohen kushtuar make-up apo bukurisë.
Këtë fundjavë mesa duket, Ariel ia ka kushtuar Shqipërisë. Këtë e konfirmojnë dhe fotot e postuara nga moderatorja Roza Lati në llogarinë e saj instagram.
Ajo ka postuar fotot me Arielin, teksa shprehet e kënaqur me punën e tij, por më shumë ndjehet e surprizuar me të pasmet e tij.
‘‘Sot takova @makeupbyariel, grimieri i Kardashians. Por me shume sesa me u mahmit me ate si personazh… u mahmita me vithet e tij…. oh my God…” shkruan Roza.
Kujtojmë se Ariel është një personazh i guximshmëm, i cili e ka pranuar hapur orientimin e tij seksual, i cili është ndryshe nga ato që ne dëgjojmë normalisht./K.Balliu














