Pollicia italiane ka vënë në pranga 2 shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar 2 ton marijuanë pranë brigjeve të Vieste në Itali.
Sipas mediave italiane, arrestimi ndodhi pas një operacioni që u zhvillua nga Guardia di Finanza. Nga operacioni, u bllokua një skaf me 2 ton marijuanë, ndërsa në pranga përfunduan dy shqiptarë.
Operacioni nisi mëngjesin e sotëm, kur u sinjalizua se një gomone po vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.
Menjëherë nisën kërkimet në det, motoskafët e rojës detare si edhe një helikopter u vunë në ndjekje të gomones e cila po afrohej në brigjet italiane në afërsi të Viestes.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mendohet se droga vinte nga Shqipëria, por pritet një konfirmim nga autoritetet përkatëse.