Një banesë mësohet se është përfshirë nga flakët në qytetin e Burrelit.
Siç raportohet nga mediat, ka marrë flakë kati i parë i pallatit.
Zjarri rrezikoi 50 familje që banojnë në pallatin e ish oficerave dhe bizneseve aty pranë.
Kanë qënë qytetarët të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrëfikës dhe policinë, të cilët vendosën situatën në kontroll.
Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtëpiake të papërdorshme.












