Partia Demokratike dhe opozita ndodhen në qytetin e Durrësit.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita e bashkuar do të bojkotonte seancën parlamentare për tu mbledhur në Durrës, në shenjë proteste për gjendjen kriminale në të cilën ndodhet Shqipëria.
Basha ka nisur fjalën e tij duke akuzuar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi se nuk ka botuar online projektligjin për vettingun e politikanëve, kjo me urdhër të Ramës.
Ndryshe nga sa vepron me çdo projektligj tjetër, Kuvendi ende nuk e ka publikuar në faqen e tij zyrtare propozimin e opozitës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të njihen me të.
Burime nga PD thonë se kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi mund të justifikohet se do ta publikojë nismën pasi të lajmërojë seancën sot në orën 10.00, por nuk ka mbajtur të njëjtin standard me nismat e qeverisë.
Nisma e firmosur nga shumica e deputetëve të opozitës dhe e dorëzuar që më 7 Shtator, nuk ekziston, ashtu sic duket dhe në foto.

Basha sërish ka vënë në qendër të fjalës së ti situatën e krimit në vend duke thënë se pengesa për vettingun e politikanëve janë socialistët të cilët nuk e duan vettingun.
Gjithashtu Basha ka paralajmëruar se në ditët në vijim, do të publikojnë fakte skandaloze të lidhjeve të kryeministrit dhe ministrit Xhafa me biznesin e lojërave të fatit dhe të gjitha aferat e tjera.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/267302293917546/











