Një vajzë nga qyteti i Durrësit është përndjekur dhe kërcënuar për 8-muaj rresht, nga një 27 vjeçar. Sipas burimeve të policisë së Durrësit në pranga ka rënë Belmir Zotaj 27 vjeç, banues në Durrës.
Zotaj, prej një periudhë prej 8 muaj ka kërcënuar dhe përndjekur fizikisht 24- vjeçe me inicialet N. K., 24 vjeçe, nga qyteti bregdetar.
Pas një denoncimi të bërë në polici nga 24-vjeçarja, policia ka arrestuar të riun, i cili akuzohet për veprën penale të “Përndjekjes”.












