E ka pasur radhën sot, Edona, një studente e Inxhinierisë që të pyesë kryemstrin se “përse nuk e shkarkon Elvis Rroshin, çfarë tjetër duhet të bëjë ai që të reagosh?”.
“A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon dhunuesit e grave dhe të fëmijëve? A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët?”, pyet midis të tjerave studentja.
Edona, studentja e inxhinierisë pyet kryeministrin
Jam Edona 22 vjeç, studio për inxhinieri ndërtimi.
Ndoshta Edi Rama ka zgjedhur të heshtë, por unë dhe shumë shoqe të miat, duam ta pyesim; pse nuk e shkarkon Elvis Rroshin nga Kryetar Bashkie?
Nuk i mjafton Edi Ramës ajo që Elvis Rroshi ka bërë?
Nuk është i mjaftueshëm dënimi nga drejtësia europiane për përdhunim dhe trafik droge?
A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon dhunuesit e grave dhe të fëmijëve?
A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët?
A ka menduar Edi Rama se duke mos u përgjigjur, ai rreshtohet me të keqen.
Çfarë tjetër duhet të ndodhë që kryeministri të mbajë një qëndrim, të shkarkojë Elvis Rroshin?











