Një i ri nga Shqipëria është vënë në prangat e policisë italiane pas u kap duke shitur drogë.
24 vjeçari është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia italiane në Firenze, pasi shpërndante drogë rregullisht tek disa klientë.
I riu kishte zgjedhur ta shpërndante drogën, lloj kokaine, me një skuter.
24 vjeçari udhëtonte me një skuter që ja merrte borxh një shoku të tij dhe drogën e sillte personalisht tek shtëpitë e klientëve.
Policia hodhi dyshimet e para pasi e pa të riun të lëvizte shpesh në zonat e Coverciano dhe Campo di Marte.
Pasi e ndoqën dhe e monitoruan, policia e kapi në flagrancë të riun, i cili pasi i ka dhënë drogën klientëve të rradhës, po ngjitej në motor për t’u larguar me paratë.












