Një shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bovolone, Itali, ku mësohet se Bujar Çaushi, 52 vjeç ka qenë duke ecur me biçikletë kur është përplasur nga një makinë.
Rreth orës 17:30 të mbrëmjes së djeshme Çaushi ishte duke udhëtuar me biçikletën e tij në rrugën “Canton” një rrugë e ngushtë dhe e errët kur është përplasur nga një makinë.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por edhe ndërhyrja e tyre e shpejtë nuk e ka mbajtur dot në jetë.
Bujar Çaushi ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.











