• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH çon në prokurori dosjen për hekurudhën e Durrësit, shkelje deri në 1.2 mld lekë

droni by droni
10 September, 2018
in Ekonomi, Kronika
0
Edi Rama shpërblen dhe Valentina Leskajn, i jep të birit të saj hekurudhën e naftës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur një sërë shkeljesh ligjore gjatë auditimit të shoqërisë Hekurudha shqiptare SHA Durrës, duke konkluduar se dëmi që i është bërë shtetit kap shifrën e miliona lekëve.

Përmes një njoftimi zyrtar, KLSH jep detajet e shkeljeve të shumta ligjore të kryera duke sqaruar se dosja i është dërguar prokurorisë për ndjekje penale.

Ndër shkeljet e shumta ligjore në sy bie rastet e prokurimeve si dhe gjyqet e shumta që shoqëria e hekurudhës ka me punonjësit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në zbatim të programit të auditimit nr.1313/1, datë 03.01.2018, ka audituar Shoqërinë “Hekurudha Shqiptare” SHA Durrës për periudhën 01/11/2014 deri në 31/12/2017.

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH me shkresën nr. 1313/10 datë 18.06.2018 i ka përcjellë HSH gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet përfundimtare të Vendimin nr. 50, datë 17.06.2018 të Kryetarit, si dhe ka dërguar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve dhe ish-punonjësve të Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” SHA.

-Nga Shoqëria “Hekurudha Shqiptare” SHA, nuk janë zbatuar plotësisht procedurat ligjore për përdorimin e subvencionit të akorduar për transportin e udhëtarëve për periudhën objekt auditimi, duke ndryshuar destinacionin e këtij subvencioni në vlerën 1,230,000,000 lekë e cila përbën shkelje të disiplinës buxhetore dhe shpenzime jo në përputhje me ligjin po në të njëjtën vlerë.

Konkretisht i gjithë subvencioni është përdorur për mbulimin e fondit të pagave dhe sigurimet shoqërore për shoqërinë Hekurudha Shqiptare, duke ndryshuar në këtë mënyrë destinacionin e këtij shpenzimi të dhënë nga buxheti i shtetit, në kundërshtim me Ligjin nr. 9374, datë 21.02.2005 “Për ndihmën shtetërore”, Ligjin nr. 185/2013, datë 02.12.2013 “Për buxhetin e vitit 2014”, Ligjin nr. 119/2012, datë 17.12.2012 “Për buxhetin e vitit 2013”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 817, datë 28.12.2005 “Për miratimin e rregullores “Për procedurat dhe formën e njoftimit”, Vendimin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore nr. 8, datë 02.02.2007 i ndryshuar me Vendimin nr. 15, datë 15.03.2007.

-Nga auditimi mbi zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi në zbatimin e strukturës organizative, në marrëdhëniet e punës dhe në dhënien e pagave dhe shpërblimeve është konstatuar se punonjësit e larguar nga puna kanë hapur procese gjyqësore ligjore për të cilat janë marrë 18 vendime të formës së prerë në vitet 2015-2017, me vlerë të efektit negativ financiar në shumën 11,481,144 lekë, nga të cilët 12 nga këto vendimi janë në proces.

– Shoqëria nuk ka paguar këstet kredisë italiane, në kundërshtim me standardin kombëtar të kontabilitetit nr. 3, të përmirësuar, Instrumentet financiare, pika 14, duke sjellë rritje të riskut për mosparaqitjen e saktë të pasqyrave financiare. Vlera 1,746,915 euro e paguar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë përbën efekt negativ financiar për Buxhetin e Shtetit.

-Ish-drejtues të shoqërisë kanë likuiduar fatura për shërbim me roje private, të cilat nuk janë firmosur nga blerësi, nuk është përcaktuar vendi i kryerjes së shërbimit, nuk janë shoqëruar me procesverbalet e kryerjes së shërbimit dhe nuk është përcaktuar vendi i realizimit, me pasojë dëm ekonomik me vlerë 14,223,134 lekë.

– Kontrata e furnizimit “Blerje traversa druri, për vitin 2016”, nuk është përfunduar në afatin e përcaktuar në kontratë, megjithatë nga ana e Shoqërisë nuk janë aplikuar penalitetet e përcaktuara që për këtë rast janë me vlerë 4,209,874 lekë. Janë konstatuar mangësi në zbatimin e tre kontratave të punimeve civile dhe furnizimit për tre raste me vlerë 3,530,714 lekë.

– Në dy procedura prokurimi, fondi limit është përllogaritur më i lartë se ai real, në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, neni 1, pika 2. b, duke shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 4,127,040 lekë dhe 3,611,600 lekë.

– KLSH i ka kërkuar administratorit të shoqërisë të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 6 punonjës: E.D, në cilësinë e Drejtorit të NJBMIH, M.K, M.B, XH.B, në cilësinë e anëtarëve të komisionit të përllogaritjes së fondit limit, P.N, N.P, në cilësinë e anëtarëve të KVO. Po ashtu është kërkuar marrja e masës disiplinore “Vërejtje” për 11 specialistë A.D, D.R, Ll.I, P.D, M.S, E.L, A.G, L.D, Sh.Xh, V.M, N.P, me detyrë specialist.

Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër, si dhe çështje/probleme të tjera të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe Vendimin e Kryetarit të KLSH nr. 50, datë 17.06.2018, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr.7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenit 15, germa “gj” të Ligjit nr.154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, është dërguar për indicie penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës Raporti Përfundimtar i Auditimit të dhe Vendimi i Kryetarit të KLSH nr. 50, datë 17.06.2018

Tags: hekurudhe trenklsh
Previous Post

Detaje te reja, ja sherri me prindërit pas të cilit u vetëvra 13-vjeçari në Vlorë

Next Post

Letra e vitit 50’: Hiqni nga puna të gjithë armiqtë e Partisë

droni

droni

Next Post
Letra e vitit 50’: Hiqni nga puna të gjithë armiqtë e Partisë

Letra e vitit 50’: Hiqni nga puna të gjithë armiqtë e Partisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.