Një histori e pazakontë është bërë publike nga mediat italiane. Ato shkruajnë për një vajzë të re shqiptare e cila arriti në Piacenza së bashku me të dashurin e saj, një 40 vjeçar. Vajza në ato momente ishte shtatzënë. Por
Problemet për të nisin në momentin kur ajo lind vajzën e saj.
40 vjeçari në bashkëpunim me disa persona të tjerë, e nxorrën në rrugë të prostituonte.
Sipas mediave italiane vajzës i kishin vënë kusht se do të shihte fëmijën e saj vetëm nëse arrinte të fitonte 200 euro në natë.
Policia italiane ka gati dosjen ne te cilen janë të përfshirë 5 persona, edhe dy të huaj,të cilet njohën si të vetin fëmijen e vajzës shqiptare.
Pjese e dosjes është edhe i dashuri (dhe babai i vërtetë) i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe për deklaratë të rreme.











