Tregtarët e tregut ambulantë të bashkisë Fier që shëtisin çdo ditë në një lagje të caktuar të qytetit, thonë se kanë mbetur pa punë. Shkaku sipas tyre, është rënia e fuqisë blerëse. Edhe pse tregtarët e këtij tregu nuk paguajnë taksa deri në fund të këtij viti, ata thonë se nuk po nxjerrin bukën e gojës.
Blerës: Nuk janë të larta çmimet, por nuk kemi ne të blejmë. 67 mijë lekë pension kam unë.
Shitës: Shitje nuk ka fare. Siç e marrim mallin e çojmë në shtëpi. Siç e shihni, mandarinat 600 lekë.
-Ka rënë shitja në maksimum dhe çmimet janë nën minimumin e vitit të shkuar.
Si tregtarët ashtu edhe konsumatorët pohojnë se cmimet nuk kanë lëvizur nga periudhat e tjetra të vitit, por blerjet sipas tyre kanë pësuar rënie për shkak të mungesës së të ardhurave.











