Sulmuesi i Barcelonës e ka shënuar një gol të bukur mbrëmë me Kombëtaren e tij, Uruguain në ndeshjen miqësore kundër Meksikës.
Uruguai shënoi fitore ndaj Meksikës me rezultatin 4-1, Suarezi i shënoi dy gola në këtë ndeshje, njërin nga gjuajtja e lirë e tjetrin nga penalltia, transmeton Express.
Goli erdhi në minutën e 32’, të cilin e ekzekutoi për mrekulli me një goditje teknike në qosh të portës.











