Fati i keq i reperit Post Malone vazhdon edhe këtë muaj. Pasi i shpëtoi eskperiencës me aeroplan privat, ai pësoi një aksident me makinë në Hollywood.
Makinën e tij është shkatërruar “Rolls Roys” mëngjesin e sotëm (7 shtator) pasi ka dalë nga rruga. Kjo lloj makine kushton plot 300 mijë dollarë.
Reperi nuk ka pësuar asnjë dëmtim pasi në timon ishte asistenti i tij, i cili gëzon shëndet të plotë pa lëndime. Njoftimet e policisë kanë konfirmuar se askush nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Ndërkohë reperi i famshëm qëndron me idenë se “Zoti e urren”, gjë që e ka thënë në një postim në rrjetin e tij social.












