Aksioni i policisë tashmë zhvendoset në një tjetër qytet. Policia ka përqëndruar kontrollet në qytetin e Beratit.
Pas arrestimit të 4 personave në Shkodër dhe sekuestrimit të 6 automjeve të blinduara ditën e djeshme, sot sërish aksionet do të vazhdojnë të kenë në fokus makinat me xhamat e errëta dhe të blinduara.
Mësohet se efektivët e policisë së rendit dhe ata rrugorë kanë kontrolluar fizikisht drejtuesit, mjetet dhe dokumentacionet e tyre. Aksionet janë zhvilluar ne vendin e quajtur “Kthesa e Poshnjes”, “Kombinat”, “Uznovë”.
Kujtojmë se pas reagimit të fortë dhe presionit nga opozita e cila zhvilloi takime në dy qytetet Elbasan dhe Shkodër, policia ka nisur të ndërmarrë aksione për të parandaluar situatën kriminale në vend.












