Mesa duket palmat të cilat janë pjesë e fasadës që kryeministri i vendit i kushton rëndësi shumë, janë kthyer në burim incidentesh dhe në fakt në një rrezik për qytetarët.
Mësohet se sot në Bulevardin e qytetit të Vlorës, një nga palmat është rrëzuar mbi një makinë.
Siç shihet dhe nga pamjet, palma i ka shkaktuar dëme makinës, e cila fatmirësisht nuk ka pasur njerëz brenda.
Mësohet se palma ishte kalbur dhe ka rënë mbi një makinë “Audi” me targë AA 865 LU.

Burimi:BallkanWeb











