• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ditëlindja e LSI, Kryemadhi: Vijojmë të jemi një parti njerëzish guximtarë e trima…

droni by droni
6 September, 2018
in Kryesore, Politika
0
Monika Kryemadhi paralajmëron prokurorinë: Kujdes me arrestimet!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot Lëvizja Socialiste për Integrim shënon 14 vjetorin e themelimit të saj. Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, i ka dedikuar një status të gjatë duke përkujtuar gjithë vitet sesi kjo forcë politike lindi dhe arriti të bëhej një nga forcat politike më të mëdha në vend.

Në shkrimin e saj, Kryemadhi shprehet se ajo dhe forca e saj politike ka lindur dhe do të vijojë  të jetë një parti njerëzish guximtarë e trima, djem e vajza që kanë pasion dhe mision sfidën dhe që nuk u tremben nga bandat e mercenarëve.

Postimi i plotë i Kryetares në facebook

Gëzuar ditëlindjen LSI! 

Ne lindëm si një Parti e Re, 14 vite më parë, në 6 Shtator të vitit 2004. U mblodhëm dhe themeluam Lëvizjen Socialiste për Integrim, sepse arroganca e atëhershme e kupolës socialiste ishte e padurueshme, ishte çdo ditë e më tepër jo socialiste, larg nga hallet dhe nevojat e mprehta të njerëzve të thjeshtë.

Ne u rrënjosëm menjëherë në popull dhe te njerëzit, pranë të përditshmes së tyre, pranë punës dhe shkollës. U lindëm si një forcë progresiste, për më shumë barazi ndërmjet shtresave të popullit, për më shumë shanse të barabarta në çdo qelizë të shoqërisë sonë që rrezikohej dhe rrezikohet edhe sot të përçahet, në Oligarkë dhe shërbëtorët e tyre harbutë dhe në mjeranë që kanë humbur shpresat në vendin e tyre.

Ne, LSI, jemi sot një parti e Shpresës, e mundësive sa më të barabarta dhe e Integrimit në familjen e madhe Europiane, që është një aspiratë e thellë dhe e patundshme e shqiptarëve. Jemi një grupim zemrash dhe mendjesh, jemi një përbashkim i energjisë pozitive, që kërkon më shumë punë në vendin tonë, më shumë drejtësi, më shumë shtet të shqiptarëve të thjeshtë, e jo të super pasanikëve.

Ne jemi një Parti, që nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë Oligarkët dhe shpurat e tyre, ti mbiquajnë punëtorët dhe fermerët e thjeshtë me terma përbuzës.

JO!

E drejta e bukës dhe e drejta e punës, që është edhe e drejta e jetës, është zgjidhur që në Revolucionin Francez, mëse 200 vjet më parë! Dhe sot, në vitin 2018, nuk mundet askush, qoftë ky bir nëne apo kafshë me fytyrë njerëzore, që të përzërë shqiptarët nga Shqipëria, për një punë çfarëdo dhe për një pjatë supë, larg Atdheut, larg të dashurve, larg kujtimeve, larg varreve të të parëve.

Në vitin 2009 ne bashkëpunuam në qeverisje me PD-në, pavarësisht ndryshimeve ideologjike, për të nxjerrë Shqipërinë nga kaosi i zgjedhjeve të njëpasnjëshme politike, në një klimë të tensionuar dhe tejet të ashpër. Sepse vendi kishte si përparësi liberalizimin e vizave dhe ishte tashmë prej pak muajsh, anëtar i Nato-s. Ne shqiptarët duhet të dilnim nga getoja e radhëve të gjata e jo rrallëherë korruptive në dyert e ambasadave për të marrë një vizë.

Një bashkëpunim dhe një bashkëqeverisje, që do ta vlerësoja në vija të përgjithshme si të frytshëm, në reforma, në luftën kundër krimit të organizuar, në liberalizimin e vizave dhe në konsolidimin e detyrave të shtruara pas anëtarësimit në Nato.

Por nëse ne bashkëpunuam frytshëm me ish kryeministrin Berisha, nuk mund të them se arritëm rezultate të ngjashme pozitive me Rilindjen e Edi Ramës, që ishte një farsë, një fasadë dhe një maskë, për nënshtruar Partinë Socialiste dhe pastaj të gjithë shqiptarët.

Me PS-në ishim më afër ideologjikisht, por përse ta fshehim, kishim edhe nostalgjinë e kohës si ish-socialistë e themelues të dikurshëm, që në orët e para të lindjes së kësaj partie. Por PS-ja nën drejtimin e Ramës dhe të rilindasve, u bë edhe më arrogante dhe në vend që të qeveriste, mbushi vendin me drogë dhe vazhdimisht ideoi e organizoi vetëm kurthe, intriga dhe fushata të maskuara mediatike kundër LSI-së.

Sot që flasim, Rama nuk ka më asnjë alibi, nuk ka më asnjë justifikim për marrëzitë e tij dhe pangopësinë e padëgjuar të vendimmarrjeve të tija korruptive. Duke filluar nga shkurtimi i ndihmës së mjerë sociale, ndaj shtresës më të varfër dhe hallexheshë, te PPP-të dhe konçesionet e paturpshme, që po shkatërrojnë ekonominë, shtojnë pasurinë e disave dhe heqin shansin dhe bukën e gojës shumë të tjerëve.

Të gjithë ne, sot jemi të qartë që kemi përballë jo vetëm një qeverisje të dështuar, por edhe një regjim të mirëfilltë, që mbahet në këmbë nga bandat e drogës, nga bandat që vrasin dhe terrorizojnë qytetet shqiptare, në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Durrës, Fier dhe padyshim edhe në Tiranë, nga bandat e tenderaxhinjve, nga bandat e mediave të shitura.

Po ne kemi lindur dhe do të jemi djem e vajza që kanë pasion dhe mision sfidën dhe që nuk u tremben nga bandat e mercenarëve.

Sepse kështu ka qenë dhe do të jetë: 
“Nuk ka më frikacakë më të mëdhenj se sa mercenarët kur ndeshen me idealistët dhe nuk ka më trima në botë se sa Misionarët që kanë qëllim çlirimin e vendit tyre nga pengmarrja e rregjimeve! Në këtë rast nga rregjimi i Ramës!”

Tags: facebookLSImonika kryemadhi
Previous Post

Arrestimi i katër personave në Shkodër, Berisha: Do t’i lirojnë dhe do t’iu kërkojnë ndjesë …

Next Post

Dosja ‘Habilaj’, zgjatet hetimi për ish-zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim

droni

droni

Next Post
Dosja ‘Habilaj’,  zgjatet hetimi për ish-zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim

Dosja 'Habilaj', zgjatet hetimi për ish-zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.