Pas denoncimit nga tezja e tyre, dy vajzat dibrane janë gjendur në Tiranë. Dy vajzat 15 dhe 19-vjeçe rezultonin të zhdukura që që prej 3 shtatorit.
Sipas shqiptarja.com, kryefamiljari Dalip. P ka dyshime se vajzat mund t’i ketë ndihmuar një person i tretë për tu arratisur, me qëllim trafikimin e tyre, por kur çështja mori vemendje mediatike, i dorëzoi ato në Tiranë.
Sipas tij, vajzat janë larguar ditën kur mbesa e familjes Xh. Sh., 19 vjeçe nga Bulqiza kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e gjyshit.
Por vajzat kanë dhënë një tjetër deklaratë për policinë.Sipas shqiptarja.com, ato thonë se kanë ikur me dëshirë, se nuk i ka nxitur askush. Vajzat janë shprehur se po të lajmëronin familjarët ata nuk do t’i lejonin të iknin në Tiranë.
Nga ana e tij kryefamiljari nga Dibra shprehet se si vajza e tij ashtu edhe mbesa nuk kishin lekë në xhep për tu larguar dhe e gjitha kjo ka qënë tentativë për ti trafikuar.











