Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim: Altin Alla 33 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Alla, më datë 03.11.2016 ka mashtruar shtetasin M.T. 61 vjeç, banues në Durrës, duke i marrë shumën prej 60.000 lekësh për blerje mobiljesh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Mashtrimi”parashikuar në nenin 143/1 të Kodit Penal.












