Gjykata e Tiranës ka vendosur që kujdestaria e fëmijëve të gjykatëses së vrarë Fildez Hafizi ti kalojë tezes së tyre.
Sipas Fax News, ka qenë gjyqtarja Farie Bundo e cila ka pranuar padinë e motrës së ish-gjyqtares Hafizi dhe ka dhënë vendimin.
Kujtojmë se Hafizi u vra gushtin e kaluar nga ish-bashkëshorti i saj Kasemi në afërsi të zonës së Xhamllikut. Ajo punonte prej disa vitesh si gjykatëse në Shkodër.
Edhe pse kishte urdhër mbrojtjeje, ish-bashkëshorti i saj e qëlloi dy herë me armë brenda në makinë duke e lënë të vdekur. Tentativat e tij për ta ngacmuar ka qënë të shumta dhe pse ata ishin të divorcuar.











