I është bllokuar aktiviteti një lokali që shërbente për organizimin e dasmave në Peshkopi.
Pas kontrolleve të ushtruara të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, u konstatua se në këtë restorant mungonin kushtet higjeno sanitare. Po ashtu ndaj biznesit u mor edhe masa administrative me gjobë me vlerën 300.000 lekë.
Ja çfarë thuhet në njoftim
“Trupa inspektuese e DRAKU, Dibër evidentoi një subjekt me aktivitet “Restorant për dasma” i cili kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Konkretisht, gjatë kontrollit që AKU ushtroi në subjektin “Drita Markja” Shupenzë, Peshkopi u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.
Ndaj subjektit me Nipt L76507401U u mor masë administrative gjobë me vlerën 300.000 lekë si dhe masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.


![]()












