Forca të shumta të policisë së Shkodrës kanë nisur kontrolle në disa zona të qytetit.
Zona e Rusit dhe Dobraçit është rrethuar nga policia, që ka nisur kontrolle nëpër banesa.
Aksioni i policisë me kontrolle të shumta në banesa dhe lokale zhvillohet për personat që janë në kërkim për ngjarjet e fundit kriminale.
Ditën e shtunë në periferi të qytetit u vra biznesmeni Arjan Ferracaku, ndërsa në dy muajt e fundit në total janë 6 viktima dhe janë 2 të zhdukur.
Ende nuk dihet nëse ka ndonjë person konkret të arrestuar, apo është thjeshtë një show mediatik











