Shkarkohet nga detyra kreu i drejtorisë së Burgjeve, Arben Çuko.Njoftimi eshte bere nga nga ministria e Drejtësisë
Në vend të Cukos emërohet Stefan Çipa.
NJOFTIMI I MINISTRISE SE DREJTESISE
Largohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Arben Çuko dhe në vend të tij emërohet z.Stefan Çipa.
Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve.













