Një informacion i fundit vjen nga qyteti juglindor i Korçës. Mësohet se persona të paidentifikuar kanë hapur derën e kishës.
Policia dyshon se dera e Kishës mund të jetë hapur nga disa endacakë.
Grabitësit kanë vjedhur arkat me lekë dhe ato të grumbulluara për të varfërit, që arrijnë vlerën e 200 mijë lekëve të vjetra.
Papa Ilia është shprehur i shqetësuar nga kjo ngjarje pasi thotë se kjo është hera e tretë që Katedralja vidhet në qendër të qytetit.












