Policia italiane ka sekuestruar 350 kg kanabis, e cila vlerësohet në treg rreth një milionë euro.
Kanabisi u sekuestrua në një furgon, ndërsa sipas të dhënave të policisë italiane dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Shoferi i furgonit që po transportonte kanabisin, pasi u pikas nga policia e braktisi mjetin duke u larguar, ndërsa është shpallur në kërkim.
Përpos drogës, policia italiane ka sekuestruar edhe gomonen, e pajisur me dy motorë të fuqishëm që u përdor për trafikun e kanabisit nga Shqipëria në Itali.











