• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Xhunga: Nuk kam besim tek ministri im i rendit, kokëulur dhe peng i vetes

droni by droni
3 September, 2018
in Kronika
0
Rudina Xhunga largohet nga Vizion Plus
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga, në një shkrim të publikuar në Dritare.net, ka shkruar për një situatë të pazakontë që i ka ndodhur asaj dhe familjes së saj.

E ndodhur në vendlindjen e saj në Vlorë, Rudina tregon sesi policia struket dhe ndjehet e pafuqishme nga bandat e djemëve që rrinë në kafe dhe shantazojnë këdo duke mos u bindur rregullave.

Marrë shkas nga kjo ngjarje, kur ajo nxiste policin, të reagonte dhe polici heshte, Xhunga i ka kërkuar ministrit Xhafaj të ngrejë zërin dhe t’iu japë zemër policëve të tij duke mos qënë peng i vetes dhe i kompleksuar nga të tjerët për shkak të vëllait të tij.

‘‘Tregoju që janë shteti, thuaji që shteti sado i dobët të jetë, pa shtet është 97, thuaji që droga do ju japë para që do u shënjojnë ditët, se vite nuk do kenë. Do i vrasin qëllimisht a gabimisht. Thuaju që vëllain tënd e çove në burg dhe kështu do çosh cdo një prej tyre qe vesh uniformë dhe bëhet me të keqen. Thuaju qartë, kush është e keqja.’‘shkruan gazetarja për Xhafën.

Ajo thotë se nuk ka besim tek ministri Xhafaj dhe se do ti duhet të bëjë gati valixhet e të iki nga ky vend nëse situata vazhdon kështu.

Postimi i plotë

Para disa ditësh, në fund të pushimeve në Vlorë, që më mbushën me besim, se vendlindja ime do ia dalë të bëhet qyteti më turistik në Ballkan, u ndodha mes një situate dëshpëruese, që nëse nuk e ndaj, nuk do më lërë më të kthehem në Vlorë.

Një makinë na bllokoi makinën, afër një klubi të vogël ku pinë kafe gjithë njerëzit e Flamurtarit.

Një djalë u ofrua te na jepte numrin e telefonit të personit që e bllokoi.

E morëm dhe ai e kishte me nge. E lajmëruam qe do të kërkojmë policinë dhe na tha; merreni, po ju erdhi dhe na mbylli telefonin.

Policia rrugore erdhi për katër minuta.

Polici me motorr shkoi të sqarohet në klub, por e përzunë vlonjatce.

Erdhi dhe ishte gati te na kërkonte llogari neve, pse e kërkuam kot, kur unë me time bije për dore, mes një skene, ku polici ndiqej nga djemtë e klubit që i hakërreheshin, ndërsa im shoq mundohej të qetësonte situatën, iu ktheva policit;

Si guxojne ata të të poshtërojnë. E dinë ata kush je ti? Ti je shteti!

Ah moj Rudina,- tha polici dhe befas, ndryshoi.

Nxorri fletën e gjobës dhe nisi te shkruajë.

Në çast erdhen çunat, edhe i zoti makinës, me ulërima e hakërrima.

Im shoq më largonte mua. Une nuk i ndahesha policit me vajzën prej dore.

Sa më shumë bënin trimin ata, aq më shumë unë i jepja zemër policit.

Ai nuk reagonte, mbushte fletën, derisa situata po i dilte nga kontrolli.

Atëherë lajmëroi në radio për pengim pune dhe kërkoi përforcime.

Ndërsa dëgjohej nga larg sirena e policisë, ne ikëm.

Por në mendje kisha poshtërimin e atij njeriu, që e beri punën e tij, sapo mori ankesën, për 4 minuta.

Vetëm pse bëri punën e tij, e benë të ndihej i pafuqishëm, i padobishëm, i mjerë.

I dhashë zemër, pastaj e lashë vetëm.

Sepse ndonëse me armë e uniformë, ai vetëm ishte.

Bindja e djemve në kafe, se përballë tij, qenë më të fortë, më trembi njësoj si mua dhe atë.

Mua më shumë. Sepse për mua , ai polic ishte shteti. Një shtet i trembur përballë të fortit nuk më mbron mua, por të fortin.

Kjo më bën mua ose të tkurrem e fshihem, ose të guxoj e bërtas.

Siç po bëj tani, duke e thënë shqip. Nuk kam besim te policia e drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Është efikase dhe e kudondodhur, por kokëulur. Sepse Xhafaj është i tillë. Efikas dhe i kudondodhur, por kokëulur.

Nuk e mori veten nga situata me të vëllanë. Nuk ështe peng i krimit si shumë para tij, por peng i vetes dhe i kompleksuar nga ata që i kujtojnë vëllanë.

Dhe një polic mes nje ministri te kompleksuar, dhe nje drogaxhiu, mafiozi, apo dhe të forti rruge, apo trimi stadiumi, do zgjedhë të dytin, ose do struket e do ulë kokën mos e kap reforma, apo ndonjë plumb i verbër.

Sepse ai që duhet të flasë i pari, po hesht.

Unë i dhashë zemër nje polici të bejë detyrën, unë harrova që isha nënë dhe po tërhiqja një fëmijë në sherr, ndaj e nis këtë shkrim me ofertën, me bëni mua, ministre rendi!

Që të jap shembull se guxoj të përfaqësoj dhe mbroj stafin që drejtoj.

Nuk dua të bëhem vërtet, pa frikë kush ka vënë shishen në radhë.

Dua vetëm, t’i them ministrit tim të rendit: speak out, fol shqip dhe jepu zemër policëve të tu.

Tregoju që janë shteti, thuaji që shteti sado i dobët të jetë, pa shtet është 97, thuaji që droga do ju japë para që do u shënjojnë ditët, se vite nuk do kenë. Do i vrasin qëllimisht a gabimisht.

Thuaju që vëllain tënd e çove në burg dhe kështu do çosh cdo një prej tyre qe vesh uniformë dhe bëhet me të keqen. Thuaju qartë, kush është e keqja.

Thuaju që do i mbrosh dhe drejtosh, jepu të rinjve ëndrrën të hyjnë ne polici për respekt e karrierë, për t’u bërë të zotë e të çmuar për vendin, jo pjesë e listepagesës së krimit.

Jepu burrave e grave me kapele, reformën që i mbron nga politika dhe i bën të vlefshëm për shtetin dhe jo pushtetin e radhës.

Një polic që ka frikë për bukën e fëmijës, është nje qyqar që s’do më mbrojë dot kurrë, as mua, as veten, as ty, kur të mos jesh më në politike.

Qofshja naivja e fundit që besoj te Fatmir Xhafaj, por nëse nuk besoj do më duhet sot, të bëj valixhet e iki, jo të ulem e shkruaj këto radhë.

Por nëse ti nuk flet, nëse njerëzit vriten gabimisht ( kuje, kuje, gabimisht!) , nëse nuk gjendet kush dërgon plumba në beton, para se t’i derdhë në mish, në shtëpinë e gazetarëve, nëse do tregojmë legjenda vere, pa i shkruar e zbuluar për plagosje misterioze, nëse vrasësit shtohen e trimërohen, ndërsa të tutë e të mite, struken e s’duken, atëherë edhe po fole, s’do ketë kush të të dëgjojë.

Sepse ne do kemi ikur, ndërsa ata që do mbesin, do të vëne ministrin e tyre.

Tags: dritareGazetareMinistri XhafaRudina Xhunga
Previous Post

Mjekët psikiatër japin alarmin: Pasiguria në punë nxit stresin dhe depresionin tek të rinjtë

Next Post

LAJM I FUNDIT/Shpërthim me eksploziv në një lokal në Laç

droni

droni

Next Post
Durrës, vrasje te sektori “Iliria”

LAJM I FUNDIT/Shpërthim me eksploziv në një lokal në Laç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.