Flakët e zjarrit përfshinë sot një kishë në fshatin Dhivër, në Bashkinë Finiq.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në kishën e Shën Spiridhon. Mësohet se vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.
Zjarrfikset e Finiqit nuk kanë mbërritur në vendngjarje. Ndërkohë zjarri është përhapur edhe tek varrezat rreth kishës, ndërsa banorët po kontribuojnë për shuarjen e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.











