Detaje të reja mësohen nga vrasja e 30 vjeçarit Arjan Ferracaku. Fillimisht ka qënë një makinë e braktisur që ngjalli dyshimet e policisë së Shkodrës dhe pas saj është zbuluar dhe viktima.
Viktima i gjet i vrarë afër një makine të braktisur në zonën e Livadhes në Shkodër ndërsa në një zonë pak më larg është gjetur mjeti i braktisur.
Mendohet se i riu është vrarë diku tjetër, dhe trupi është hedhur aty.
Viktima është Arjan Ferracaku, 30-vjeç, ka qenë pronar i një hoteli në zonën e Velipojës, dhe ishte baba i dy fëmijëve. Po ashtu ai ka pasur dhe një restorant në Shkodër.













