Afër automjetit të braktisur, është gjetur dhe trupi i pajetë i një personi.
Personi është gjetur i vrarë mesditën e sotme në periferi të qytetit. Mësohet se viktima është Arjan Ferracaku 31 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Zona ku është gjetur viktima është në Livadhe, e njëjtë ku janë gjetur më parë mjetet e djegura që janë përdorur nga autorët për disa ngjarje kriminale.
Dyshimet e para janë se makina mund të jetë përdorur për të transportuar viktimën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











