Ishte përfolur shumë për një kalim të tijin tek skuadra e Rangers por sot ka ardhur dhe zyrtarizimi. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Eros Greza, është transferuar tek klubi gjigant skocez.
Futbollisti i kombëtares sonë, bëhet nënshkrimi i 14-të për klubin. Vetë trajneri dhe ish-futbollisti i njohur, Steven Gerrard, është shprehur se 23 vjeçari do të jetë një goditje e madhe për klubin dhe tifozët do ta dashurojnë menjëherë sepse është i shpejtë dhe ka eksperiencë me kombëtaren.
Klubi nuk ka bërë të ditur asnjë shumë për transferimin e tij, por vetëm që shqiptari ka nënshkruar për 4 vjet.











