Edhe zyra e BE në Tiranë ka reaguar për sulmin me armë mbi banesën e prindërve të gazeteres Klodiana Lala. Me anë të një postimi në “Twitter”, delegacioni i BE dënon sulmin duke përsëritur mbështetjen për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri.
“Dënojmë sulmin kundër gazetarit investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjen tonë më të fortë për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ne ftojmë autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen”, mbyllet reagimi.












