Dy turistë gjermanë janë vjedhur tek rrethrrotullimi i Milotit.
Sipas informacioneve të para, turistët kishin ndaluar të blinin në një kioskë duke dalë nga makina.
Grabitësit goditën makinën e turistëve dhe pastaj tentuan të vidhnin. Banorët afër zonës kanë kapur hajdutin dhe më pas kanë paralajmëruar policinë.
Policia ka arritur të arrestojë një prej grabitësve i cili është një shtetas kosovar.











