Një grua e moshar është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë gruaja me iniciale N.P 63 vjeçe jetonte e vetme në banesë.
Kanë qënë fqinjët ata që kanë ndjerë mungesën e saj dhe janë interesuar për të mësuar mbi të.
Ata zbuluan trupin e pajetë teksa mësohet se ajo kishte rreth 2 javë që kishte ndërruar jetën. Nga kqyrja e parë e trupit mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.












