Një 54-vjeçar raportohet se është vrarë me armë të ftohta mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur tek “Ura e Thive”, ndërsa viktima është shtetasi me iniciale P.F.
Ky i fundit mësohet se është qëlluar me thikë nga një person ende i paidentifikuar.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorit.











