Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh në Facebook të një qytetari i cili denoncon se në portin e Vlorës, policët u kërkojnë 200 euro qytetarëve që të kalojnë.
POSTIMI I BERISHES NE FACEBOOK:
Xhafo apo narkopolicia i rrjep qytetaret në portin e Vlorës!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“përshëndetje dr Berisha policia e portit të vlorës kërkon 200€ për person për të kaluar në itali sot që qeveria bën demek mbledhje në vlorë njerzit duan të ikin na sytë këmbët janë pa punë kjo polici i ndalon lëvizjen e lirë”












