Juventusi ka prishur rivalitetin mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi-t. I këtij mendimi është trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde që për faqen kryesorë të katalanasve ka theksuar se rivaliteti mes tyre ka mbaruar.
“Largimi i Ronaldos nga Madridi ndoshta do ta përfundojë këtë rivalitet të veçantë. Do të jetë interesante të shohim se si ndryshimet e futbollit të Real Madridit, të shohin se çfarë mund të bëjnë në tregun e transferimeve dhe çfarë do të thotë lëvizja për La Ligën dhe në garën evropiane”.-deklaroi Valverde.
Ylli portugez u bashkua me “Zonjën e Vjetër” në një marrëveshje 100 milion euro këtë verë, pas nëntë vitesh dueli të drejtpërdrejtë me “Pleshtin”











