Një zjarr ka rënë në pyjet e Semanit, mes masivit me pisha. Janë kërkuar përforcime pasi zjarri është i përmasave të mëdha.
Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe prefekti i qarkut Fier.
Po punohet për shuarjen e flakëve, ndërkohë që ndodhen 4 zjarrëfikëse.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.












