Pas vendimit të KQZ për heqjen e 3 mandateve ka ardhur reagimi i deputetit të PDIU-së, Dashamir Tahiri ai i cili me një shënim në profilin e tij në Facebook, është shprehur se ky ishte një vendim politik për të dëmtuar opozitën.
Deklarata e plotë e Dashamir Tahirit:
Reagim për vendimin e KQZ
Që në fillim të këtij procesi është parë qëndrimi politik. Mazhoranca në KQZ nuk kanë respektuar ligjin, por kanë marrë vendim politik për të më dëmtuar mua dhe opozitën si dhe për të vendosur baraspesha të papranueshme në këtë proces.
Sfidoj këdo prej anëtarëve të KQZ-së që kanë sadopak integritet personal dhe profesional që të më gjejnë vetëm një element të ligjit për të bërë të pavlefshëm mandatin tim.
Kjo është një betejë që më shumë se politike ka të bëj me dinjitetin personal të votuesve të Vlorës dhe komunitetit çam që më ka mbështetur për të cilën detyrohem ta ndjek këtë çështje deri në fund në rrugë ligjore për të zbardhur të vërtetën. Mandati im nuk është i KQZ-së dhe as i lojërave politike, por i votuesve të Vlorës.











