Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në një tjetër aks rrugor.
Aksidenti ka ndodhur në superstradën Lushnjë – Rrogozhinë.
Mjeti tip ‘benz’ ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosje tek personat që po udhëtonin.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një vajzë 8 vjeçe me iniciale M.J është në gjendje të rëndë, pasi nga aksidenti, është e vetmja që është plagosur rëndë.
Ndërkohë, 2 personat e tjerë janë në gjendje të mirë, me plagë të lehta.












